April 27, 2024
Maqedoni

26 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-ve dhe RMV-së

Sot bëhen 26 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast Ambasada e SHBA-ve në Shkup në rrjetet sociale ka publikuar një kolozhh me fotografi, që shënon partneritetin dhe bashkëpunimin ndër vite të Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.

“Sot shënojmë 26 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Po ndajmë me ju një kolazh me fotografi që shënon partneritetin dhe bashkëpunimin tonë ndër vite”, thonë nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup.