May 20, 2024
Maqedoni

Alternativa: Në Tiranë shkojmë me agjendën tonë, nuk hyjmë në agjendat e partive tjera

AlternAtivA e ka pranuar ftesën e kryeministrit shqiptar Edi Rama pa qëllimin që të hyjë në agjendat politike ditore të të ftuarve tjerë, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
“Dëshirojmë të potencojmë se si parti e së ardhmes, jemi të gatshëm të bisedojmë me gjithsecilin nëse temat janë çështjet e rëndësishme që i prekin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, njoftojnë nga Alternativa.
Nga partia e Afrim Gashit shtojnë se kanë agjendën e tyre dhe për të njejtën presin përkrahje nga të gjithë pjesëmarrësit.

“Një nga prioritetet është amandamenti për pengimin e vjetrimit të lëndëve që lidhen me korrupsionin politik. Më e rëndësishme është se ne nuk do ta flijojmë kapitalin tonë politik për amortizimin e krizës partiake të dikujt. Qytetarët duhet të jenë të qetë dhe të jenë të sigurt se kryetari i AlternAtivës, Afrim Gashi do të vazhdojë të jetë zëri i tyre!”, sigurojnë nga Alternativa.