April 27, 2024
Maqedoni

Largimi i mjekëve nga vendi, formohet shoqatë e mjekëve nga RMV në Gjermani

Aq shumë mjekë janë larguar nga vendi, sa që në Gjermani kanë formuar shoqatën e tyre. Ata kanë për qëllimi që përmes bashkëpunimit, të lehtësojnë procesin e punës.

Themeluese e shoqatës në Ninberg është, Hristina Vllahçeska, e cila fton sa më shumë mjekë ti bashkangjiten shoqatës.

Që të këmbejnë njohuri dhe përvoja, kanë plan që të Organizojnë Kongres në RMV dhe në Gjermani.

“Ideja ishte spontane dhe doli nga fakti që nga shteti jonë për fat të keq po shpërngulen shumë kolegë.Qëllimi është se mes shumë mjekëve që gjenden këtu në Gjermani të ketmi kontakte dhe komunikimemë të lehta, këshilla, migrim nga një qytet në një qytet tjetër, ndërrim i vendit të punës” – tha Hristina Vllahçeska, themeluese e shoqatës në Gjermani.

Ajo nuk dëshiron të flasë për shkaqet personale për largimin nga RMV, por thekson se gjërat megjithatë janë të qarta për ikjet nga vendi.

“Procesi i mundimshëm dhe pothuajse pamundësia për tu punësuar në institucion shëndetësor publik pa qenë i orientuar politikisht janë ndër shkaqet.Vijon specializimi privat ,dhënia e provimit të specializimit dhe papaunësia” – deklaroi Hristina Vllahçeska.

Thekson se do të ktheheshte në RMV, vetëm nëse do të ishin përmirësuar gjendja e funskionimit të shtetit.