May 10, 2024
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Kovaçevski, Arsovska dhe Stevço Jakimovski po mbajnë takime të fshehta, bisedojnë për tenderë

Nuk ka nevojë për seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, është përgjigjur VMRO-DPMNE ndaj kërkesës së grupit të këshilltarëve të LSDM-së për një seancë të tillë për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, në të cilën do të vendoseshin masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
“Kovaçevski dhe Arsovska në takimet e tyre fshehta përveç për tenderë, le të merren vesh për masa për ajër më të pastër për qytetarët. Të gjitha masat që i ka propozuar Jançeva apo ndnjë këshilltar tjetër i SDS-së mund t’i dorëzohen Kovaçevskit, i cili është në koalicion të fshehtë me Arsovskën, për shkak të cilit bashkëpunim VMRO-DPMNE e ka tërhequr mbështetjen për kryetaren e Qytetit. Kovaçevski, në takimet me Jakimovskin dhe Arsovskën, përveç tenderëve, mund të bisedojë edhe për ndonjë punë të mirë për qytetarët, siç është ajri më i pastër”, thuhet në përgjigjen e VMRO-DPMNE-së.