April 28, 2024
Maqedoni

Lajm i mirë për nxënësit! Nga viti i ardhshëm shkollor do të kenë pushim pranveror

Në vitin shkollor 2023/2024, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të kenë pushim pranveror, transmeton TV21.

Bëhet e ditur gjithashtu se gjysmëvjetori i parë do të përfundojë më 29 dhjetr dhe se gjysmvjetori i dytë do të fillojë më 22 janar.

“Në seancën e sotme Qeveria me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që viti shkollor të fillojë më 1 shtator dhe
gjysmëvjetori i parë të përfundojë më 29 dhjetor 2023.
Prej datës 30 dhjetor nxënësit do të shfrytëzojnë pushimet dimërore dhe
gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 22 janar.
Në periudhën nga data 29 prill deri më 5 maj 2024, nxënësit do të jenë në pushim pranveror. Viti shkollor do të zgjasë deri më 17 qershor, ndërsa pushimet verore do të nisin nga 18 qershor dhe do të mbarojnë më 31 gusht 2024″, thuhet në njoftimin e MASH-it.