May 11, 2024
Maqedoni

Sot bëhen 11 vjet nga vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës

Sot janë bërë 11 vjet nga vrasja e katër të rinjve dhe një peshkatari në Liqenin e Smillkovës. Vrasja e pesëfishtë ndodhi në natën e së “Premtes së madhe” të festës ordotokse. Më 1 maj, 2012, policia ndërmori aksion të gjërë në Shkup duke arrestuar dhjetëra veta në Shkup, lagjet përreth, si dhe në Haraçinë e fshatin Hotël të Likovës.

Ministria e Punëve të Brendshme Gordana Jankollovska kishte deklaruar se vrasja kryer për arsye të nxitjes së urrejtjes ndërfetare në ditën e festës ortodokse.

Për shkak të dyshimeve dhe akuzave për montim, lënda u rikthye në gjykim, ndërkaq për momentin ndodhet para Gjykatës Supreme.Në gjykimin e dytë, i dënuari me burgim të përjetshëm Sami Luta, u lirua nga akuza, në mungesë të provave. Dy të arratisurit në Kosovë, Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, por edhe Agim Ismailloviq në të dy gjykimet u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërkaq Fejzi Aziri dhe Haki Aziri, të cilët gjatë gjykimit të parë u dënuan me burgim të përjetshëm, në gjykimin e dytë u dënuan me 15 vjet, dhe 9 vjet burgim.