April 29, 2024
Kolumna

Kush po flet sot për patriotizëm

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Thuhet se pas përfundimit të luftrave dalin shumë heronj. Këtë vetëm e kisha dëgjuar dhe kisha lexuar. Po një gjë të këtillë arrita të e përjetojë dhe të e shoh me sytë e mi. Nëse i shikojmë sot shumë individë të cilët aq shumë rrahin gjoks dhe na tregojnë patrotizëm është për të u habitur. Janë mu të tillët që në biografinë e tyre nuk mund të e gjeshë asnjë fjalë e fjali që të dëshmojnë ndonjë veprimtari patriotike të tyre. Tek biografitë e tyre mund të gjesh vetëm karierizëm, hajni, koruptizëm, servilizëm e çfarë jo tjetër. Sot maskarenjtë e tillë, hipokritët, demagogët flasin për patriotizëm, se ata/ ato kanë bërë këtë apo atë vepër patriotike. Kjo është vetëm hipokrizi e tyre dhe tek ata nuk mund të gjesh asgjë që kanë kontribura në aspektin patriotik. Ajo që të bënë të habitesh, të çuditesh , të brengosësh etj.Të tillët tregojnë patriotizëm duke qenë prezentë patriotët e vërtetë që e kanë dëshmuar vetën kur është dashur të e tregojnë patriotizmin e tyre. Një numër prej tyre janë persekutuar, burgosur, dënuar me vite të tëra burg dhe janë kalbur dhe po kalben në kazamate. Disa edhe po dalin të vdekur dhe po kthehen në shtëpitë e tyre në arkivole. Disa të tjerë kanë treguar patrotizmin e tyre duke i dalur për ballë tanksave dhe duke luftuar për atdhe e për liri që të e gëzojnë këta hipokritët, demagogët, koruptuesit, karieristat, hajnat etj.Turp i turpit është të flasin për patrotizëm këta disa kodoshë e maskarenj që nuk ju ka intresuar asnjëher dhe as sot nuk iu intreson të kontribojnë ndonjë patriotizm të tyre. Patriotizmi i tyre gjithnjë ka qenë posti në pushtet, vjedhja, korupcioni dhe asgjë tjetër Të këtillët sot iu tregojnë patriotizëm aluftuar në shumë beteja të përgjakshme, atyre që kanë marr plagë në trup, atyre që kanë lënë gjymtyrët trupore në fusha e male, atyre që kanë flijuar edhe jetën. Këta janë patriota, o ju ca fëlliqësyra që nuk keni fytyrë të flisni asgjë, sepse jeni të turpruar dhe dënuar nga Zoti. Ju ca hajna, maskarenj, kodosha, demagogë, hipokritë heshtni dhe le të iu vijë turp të flisni për “ patriotizmin” tuaj.Ju jeni ata që keni shkelur dhe po shkelni mbi amanetin, gjakun dhe eshtrat e atdhetarëve të vërtetë. Ju jeni ata që edhe me djallin punoni dhe veproni për të arritur deri tek pasuria me djersën dhe gjakun e të tjerëve. Turpi ju mbuloftë për së gjali dhe Zoti ju dënoftë pas vdekjes, o hajna, maskarenj që nuk kenë asnjë pikë turpi në sy dhe flisni për patriotizë. Ju ca shpirtprishur dhe!…