May 16, 2024
Kolumna

Hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri le të jetë një shpresë e re për reforma dhe ndryshime pozitive në RMV

Ejup Berisha

Aleanca për shqiptarët- ASH pas disa raundesh të negociatave me Kryeministrin e Qeverisë Dimitar Kovaqevski dje vendosi që të jetë pjesë e koalicionit qeveritar këtu në RMV. Le të jetë ky koalicionim për interesat e shqiptarëve, për interesat e antarëve të ASH-së si dhe për intresat e madhore të shtetit sic është arritja e objektivivave antarsimi në Bashkimin Europjan si dhe i fillimit të luftës efikase dhe efektive kundër krimit dhe korrupcionit. Në fakt le të jetë ky koalicion i ri një nismë për reformimin e politikës, i mënyrës së qeverisjes si dhe një mundësi për instalimin e demokracisë reale dhe të mirfilltë në shtet. Nëse arrihen këto gjëra Urime shqiptarë dhe qytetarë të RMV-së nëse nuk arrihen Urime vetëm udhëheqsisë së Partisë Aleanca për shqiptarët. Urim më të vlefshëm se i pari nuk ka urimi i dytë do të jetë shumë afatshkurtër. Mendoni pak edhe për intetesat e qytetarëve sepse këta kanë nevojë për shërbimet tuaja në Qeveri. Pushteti e di që e aktivizon harresën e atyre që bëhen pjesë e saj por të paktën një subjekt shqiptar le të mos lejoj që pushtetarët e saj të harrojnë sepse ka njerëz që presin risi dhe ndryshime pozitive prej qeveritarëve. Deri tani ndryshime jo që nuk ka pasur por ato kanë qenë vetëmse formale pra në formë premtimesh; por kanë munguar realizimimet. ASH-ja me hyrjen në Qeveri le ta praktikon edhe zbatimin. Urime Aleancë hyrjen në Qeveri dhe mos harro se jashta ka një armatë që presin lëvizje aktivitete dhe akcione pozitive prej jush.