Fjalimi i djeshëm i presidentit Pendarovski ishte ishte një ligjeratë e bukur dhe shumë përmbajtsore për Demokraci

Shkruan: Ejup Berisha

Dje Presidenti i Republikës Stevo Pendarovski e kreu njërin prej obligimeve të tija të fundit kushtetuese dhe ligjore për këtë vit i cili edhe tetë ditë po përfundonë ,ai pra para deputetëve të Kuvendit Republikan e mbajti fjalimin e tij vjetorë.Një aktivitet I Presidentëve të Republikës i cili ndiqet me shumë vemendje dhe me plot interes nga opinioni më i gjërë vendor, rajonal dhe ai ndërkombëtarë meqë Presidenti gjatë përpilimit dhe prezentimit të fjalimit vjetorë para deputetëve dhe opinionit më të gjërë flet për shumë qështje, ngjarje dhe ndodhi të brendëshme vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.Sa i përket fjalimit të djeshëm vjetorë të Presidentit të RMV-së unë do të themë se ai ishte ngjarja më intereste,më e bukur dhe më simpatike politike në vend pas një viti me plot ngjarje të pavolitshme të vështira dhe të rënda politike,ekonomike,sociale dhe të aspektit të sigurisë në përgjithësi. Presidenti fjalimin e filloi duke insistuar nga deputetët e Kuvendit që viktimat e disa tragjedive të mëdha dhe të kobshme që kanë ndodhur në vendin tonë dhe së fundmi edhe në Bullgari të nderohen me një minutë heshtje. Madhështia e fjalimit të Presidentit sa i përket tragjedive ku jetët e tyre i kanë humbur gati 75 bashkqytetarë dhe bashk-kombas tanë është në atë se Presidenti Pendarovski dje insistoi që të ketë përcaktim të përgjegjsisë konkrete dhe reale për to. Është ky i vetmi zë i njërit prej përfaqsuesve më të lartë institucional në shtet i cili kërkon që të këtë përcaktim të përgjegjsisë konkrete dhe reale për disa jetë të humbura të pafajshme njerëzish.Në këtë drejtim Presidenti tingëlloi si burrshtetas i vërtetë i cili jo vetëmse që e ndanë por edhe që e ndjen dhembjen në mënyrë të barabartë me familjarët e viktimave të tragjedive. Dhe konform kësaj Presidenti insiston që të këtë përcaktim përgjegjsie dhe me këtë të ketë edhe drejtësi për rastet e rënda të cilat e tronditën vendin dhe i tronditën së tepërmi qytetarët e vendit tonë. Presidenti gjithashtu foli edhe për shkaqet e braktisjes së vendit nga ana e shumë bashkqytetarëve tanë në mesin e të cilëve dominojnë më së shumti të rinjtë.Presidenti duke folur për këtë fenomen shqetësues dhe negativ tha se njerëzit po e braktisin vendin sepse këtu në vendin tonë nuk ka drejtësi krahas shkaqeve sipas tij që janë të motivuara për braktisje nga dëshira për një jetë më të mirë rinia vendin po e braktisë duke shkuar nëpër vende ku ka më shumë drejtësi tha dje Presidenti Stevo Pendarovski. Fjalimi i djeshëm i Presidentit Pendarovski thashë ishte ngjarje shumë pozitive, dhe tepër simpatike politike. Do të thoja bile se ishte edhe më tepër se një fjalim i thjeshtë politik ai ishte bile ngjarje më e bukur se kompeticioni për këngën më të bukur europjane Eurosong a e dini pse sepse Presidenti dje tingëlloi jo vetëm arsyeshëm por edhe bukur dhe me stil sepse foli për probleme, vështirsi dhe sfida reale me të cilat u ballafaquan qytetarët, shteti por dhe shoqëria jonë gjatë vitit që po e lëmë pas. Ai bile ofroi, sygjeroi edhe zgjidhje por edhe dha kahje se nga duhet të lëvizë më mirë shteti dhe më me efikasitet politika zyrtare. Tregoi se në shumë segmente nuk bëjnë punët ai me këtë rast ishte kritik por edhe dha kahje për lëvizje dhe për përmirsim në të mirë. Kjo e bën Presidentin aktual Stevo Pendarovski kampion në skenën politike jo vetëm vendore por edhe rajonale dhe ndërkombëtare. Fjalimi I tij vjetorë dje ishte edhe një ligjeratë e bukur dhe tejet përmbajtsore për Demokraci e cila jo vetëmse që duhet të dëgjohet gjatë por edhe postulatet, parimet dhe rekomandimet e tij të zbatohen realisht dhe seriozishtë në praktikë.