Mercedes-i me të cilin udhëtonte presidenti i atëhershëm maqedonas, Kiro Gligorov, dhe i cili i mbijetoi shpërthimit të bombës, ndodhet në depon e Ministrisë së Punëve të Brendshme si dëshmi që pret zbardhjen e plotë të tentativës për atentat të vitit 1995.

Në edicionin e mbrëmjes të emisionit „KOD“ do të zbulohen dhe analizohen njohuritë e reja të siguruara nga ekipi i emisionit dhe hetuesit, ndër ta edhe Zoran Dorevski.

Poashtu do të zbulohet pse tani paraqitet fotografia e një femre me flokë kaçurrela dhe fotoroboti se si mund të duket ajo tani, me flokë të “hekurosura”, transmeton portali Lideri.mk.

Do të prezantohen identikate të reja të autorëve të mundshëm, analiza, skema të reja dhe detaje të tjera që vazhdojnë të dalin në dritë lidhur me atentatin.

" "

Emisioni „KOD“ transmetohet në orën 19:15, pas lajmeve në Telma.

Ndryshe më 3 tetor 1996, në qendër të Shkupit, u krye atentati ndaj presidentit të atëhershëm të Maqedonisë, Kiro Gligorov. Sulmi ndodhi në rrugën “Makedonija”, para hotelit “Bristol”, kur një bombë e vendosur në një automjet u aktivizua në momentin që kalonte vetura e presidentit.

Gligorov i mbijetoi shpërthimit me lëndime të rënda në kokë. Në atentat humbi jetën shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa u plagosën truproja Ilço Teovski dhe disa kalimtarë.

Hetimi zbuloi se sulmi ishte i mirëorganizuar, ndërsa autoritetet kontrolluan dhjetëra mijëra automjete dhe morën në pyetje një numër të madh personash./Lideri

sqShqip