50 për qind e numrit të përgjithshëm të punëtorëve në Maqedoni marrin rrogë nën 600 euro, thotë kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale, e cila, siç thekson, do të krijojë presion edhe për rritjen e pagave të tjera.

Trendafilov thotë se vetëm përmes rritjes së pagave mund të përmirësohet standardi jetësor i punëtorëve.

Ai vlerëson se paga mesatare nuk e pasqyron gjendjen reale të punëtorëve në Maqedoni, ndërsa rritja e saj, sipas tij, ndikon edhe në pagat e funksionarëve, të cilat llogariten në bazë të pagës mesatare.

" "
sqShqip