Tetori pritet të sjellë valë të reja arrestimesh në Maqedoninë e Veriut, thonë burime të portalit Lideri.mk.

Sipas paralajmërimeve dhe zhvillimeve të fundit, gjatë këtij muaji mund të ketë arrestime të reja dhe aksione të institucioneve kompetente, në kuadër të hetimeve për raste të ndryshme, shtojnë ato.

“Autoritetet pritet të vazhdojnë punën për zbardhjen e rasteve të dyshuara për korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe vepra të tjera penale, ndërsa detajet dhe emrat e personave të përfshirë do të bëhen të ditura në varësi të zhvillimit të procedurave hetimore”, theksojnë burimet tona zyrtare.

Muaji tetor, kështu, pritet të jetë një tjetër periudhë me zhvillime të shumta nga drejtësia dhe organet e hetuesisë në vend./Lideri

" "
sqShqip