Kryeministri Albin Kurti i ka bërë ofertë të re Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke thënë se partia e tij do t’i kalojë në lexim të dytë ndryshimet e propozuara nga PDK-ja në ligjin për Gjykatën Speciale qysh sonte, nëse ajo ia voton partisë në pushtet Glauk Konjufcën pse Feride Rushitin për president të ri të Kosovës.

