April 28, 2024
Maqedoni

Kur do të shpaloset “Master Plani” i Bekimit për Çairin? Qytetarët e presin si shpresë për dalje nga kaosi

Kandidati i Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët për komunën e Çairit, Bekim Sali, gjatë paraqitjeve të tij në emisionet debative në vazhdimësi ka përmendur se idetë se si do të duket Çairi i ri i ka të përmbajtur në “Master Planin” e tij.
Megjithatë deri tani detaje konkrete nga ky “Master Plan” ende nuk janë shpalosur, kurse qytetarët e presin me padurim si shpresë për dalje nga kaosi urbanistik në të cilin gjendet komuna e tyre tani. Qytetarët janë në pritje të shohin se cilat projekte konkrete i përmban ky “Master Plan” dhe kur i njëjti do të shpaloset.
Duke e ditur se komuna e Çairit po përballet me probleme të shumta, shpresa është se në planin do të ofrohet zgjidhje për shumë çështje të cilat i tangojnë banorët e Çairit.
Sipas disa informacioneve Bekim Sali me ekipin e tij një kohë të gjatë kanë punuar në projektimin e “Master Planit” e që thuhet se do t’i jep zgjidhje shumë problemeve të komunës së Çairit.