May 11, 2024
Maqedoni

Zaev: Raporti forenzik dhe ekspertiza për zjarri në Tetovë janë duke përfunduar, më pas vendimi

Kryeministri Zoran Zaev tha se raportet forenzike dhe ekspertiza për zjarrin në spitalin modular në Tetovë janë duke përfunduar, dhe se pret që ato raporte të publikohen sa më shpejtë.
“Sa më shpejtë aq më mirë, që të pastrojmë me dilemat. Jeta vazhdon, politikanët janë në fushatë po zhvillohen aktivitetet të përditshme. Është e rendit që të publikohet ai raport që të mund unë të them qëndrimin tim lidhur me dorëheqjet e ministrit, zv/ministrit”, tha Zaev, raporton SHENJA.
Kujtojmë se zjarri në spitalin e Tetovës shpërtheu më 8 shtator, jetën e humbën 14 persona ndërsa 12 u lënduan.