May 7, 2024
Maqedoni

Kthimi i trupave të viktimave nga Bullgaria parashikohet për të enjten

Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani, ka njoftuar se kthimi i trupave të viktimave që humbën jetën në aksidetin tragjik në Bullgari, parashikohet të bëhet ditën e enjte, më 2 dhjetor 2021.

“Pas komunikimit të sotëm me prokurorin bullgar Z. Sarafov, dua të informoj se dorëzimi i kufomave të bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën në këtë tragjedi planifikohet për të Enjten 2 dhjetor 2021. Qeveria bullgare u përgjigj pozitivisht kërkesës sonë që transporti të bëhet me avion të R. Bullgarisë deri në aeroport të Shkupit të njëjtën ditë ose të nesërmen prej ku me protokoll shtetëror do dorëzohen familjarëve nëpër shtëpitë e tyre. Për detajet tjera mbetem në komunikim të drejtëpërdrejtë me familjarët dhe opinioni do të informohet në kohë”, ka shkruar Osmani.