May 24, 2024
Maqedoni

Politikani serb flet plot frikë për vizitën e Albin Kurtit në Maqedoni: Po krijohet Shqipëria e Madhe!

VIZITA E KURTIT NË SHKUP E TETOVË ZGJOI KONCEPTIN “SHQIPËRI E MADHE”

Integriteti territorial dhe mbijetesa e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi mbrohen në Kosovë – thotë për televizioni publik serb – RTS, Kryetari i Këshillit Parlamentar serb për Kosovën, Milovan Drecun, duke theksuar se pavarësia e Kosovës ka hapur rrugën për realizimin e konceptit “Shqipëri e Madhe”, percjell KlanM.

Sipas Drecunit, ky koncept është projektuar si kundërpërgjigje për të barazpeshuar Serbinë dhe faktorin serb në Ballkan.

“Fatkeqësisht edhe Maqedonia e Veriut, nga disa aktorë ndërkombëtar është projektuar të jetë një lloj tampon-zone, që të mos realizohet partneriteti strategjik midis Greqisë dhe Serbisë ortodokse. Tani faktori shqiptar shfrytëzon këtë situatë. Pasataj të gjithë pyesim se përse nuk ka një reagim ndërkombëtar? Nuk ka. Kush e krijoi atë shtet që është gurthemeli i “Shqipërisë së Madhe”. Pikërisht Perëndimi politik” – tha Milovan Drecun.

Drecun, sic percjell KlanM, vlerëson se kapaciteti i plotë juridik ndërkombëtar i Kosovës çon drejt bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.

“Këtë haptazi e flet Edi Rama. Nuk duhet e gjithë vëmendja të përqëndrohet tek Albin Kurti. E dini pse vendosen simbolet e UÇK-së? Për shkak se gjatë betimit është definuar qëllimi strategjik. Kur vendosni simbolet e UÇK-së, ju angazhohemi drejtpërdrejtë për “Shqipërinë e Madhe” – tha Milovan Drecun.

Mediat serbe, sic njofton KlanM, adresojnë kritika, sic thonë, për mungesën e reagimit të faktorit ndërkombëtar pas vizitës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Çair dhe Tetovë, duke përmendur deklaratën e Ambasadorit amerikan në Beograd se vizita e Kurtit nuk është çështje që duhet të komentohet nga ai, por edhe deklaratën e Ambasadorit amerikan në Prishtinë, I cili bëri thirrje pë dialog dhe themelimin e Asociacionit, sic shkruajnë mediat serbe, duke pohuar se SHBA-të nuk mbështesin as “Shqipërinë e Madhe” e as “Serbinë e Madhe” si dhe kufij të rinj në Ballkan. /KlanMacedonia/