May 17, 2024
Maqedoni

Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet 40-vjeçarja nga Struga

Për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare”, Departamenti i Punëve të Brendshme Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër A.K.(40) nga Struga, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

E denoncuara, si e punësuar në stacionin për kontroll teknik në fshatin Misleshovë të Strugës, duke keqpërdorur autorizimin dhe pozitën zyrtare, personit fizik i ka dhënë miratim për të ngasur automjetin e një personi tjetër për shtetas të huaj.

Siç qëndron në njoftim, gjatë kontrollit në kufi, është konstatuar se miratimi nuk është valid dhe se mungojnë nënshkrime nga shfrytëzuesi dhe pronari i veturës.