May 19, 2024
Maqedoni

Arrestohet “krahu i djathtë” i Shaqir Fetahut, Adem Çoreski, për blerje votash në Çashkë

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ka arrestuar dje dy persona në Çashkë, pasi dyshohen se kanë bërë blerje votash.

Ndërsa tani më sipas informacioneve zyrtare, bëhet fjalë për imamin e Komunës së Çashkës Adem Choreskin dhe këshilltarin e BDI-së Ibrahim Ismailovski, të dy këto janë krahët e djathtë e Shaqir Fetahut, kreut të Bashkësisë Islame Fetare në Maqedoni.

Shaqir Fetahu, nuk është hera parë që është akuzuar për përkrahje të BDI-së, tani më njerëzit e tij janë zënë në flagrancë duke blerë vota në njësinë zgjedhore numër 3, ku BDI pretendon të nxjerr një deputet, por për shkak të votuesve të pakët shqiptar, makineria e blerjes së votave është aktivizuar ndaj komuniteteve.

Gjithashtu në terren raportohet për blerje të votave edhe në vende të tjera.
Sot (06.05.2024) në ora 15.20 nëpunësit policorë nga SPB Veles kanë privuar nga liria I.I.(52) nga fshati Mellnicë, komuna e Çashkës. Gjithashtu, në ora 17:00 nëpunësit policorë të SPB Veles kanë arrestuar A.Ç.(50) nga fshati Mellnicë, komuna e Çashkës.” – thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë. /alfax.mk/

Share This Post: