May 19, 2024
Maqedoni

KShZ: Votim edhe me karta identiteti të skaduara

Sipas dispozitës kalimtare të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për zgjedhjet e vitit 2024, KShZ-ja informon se të gjithë qytetarët në zgjedhjet presidenciale apo parlamentare do të mund të votojnë edhe me letërnjoftime dhe pasaporta, vlefshmëria e së cilës u ka skaduar 9 muaj para ditës së mbajtës së zgjedhjeve.

“Kodi Zgjedhor parashikon për zgjedhjet që do të mbahen këtë vit, votuesit do të mund të votojnë me letërnjoftime apo pasaporta vlefshmëria e së cilës ka skaduar para 9 muajve deri ditën e mbajtës së zgjedhjeve. Nëse e marrim kornizën kohore, kjo do të thotë se në zgjedhjet presidenciale më 24 prill, votuesit do të mund të identifikohen me dokumente të vlefshme, mirëpo edhe me dokumente personale, letërnjoftime apo pasaporta vlefshmëria e së cilave ka skaduar më 24 korrik 2023. Sa i përket zgjedhjeve parlamentare do të mund të identifikohen me dokumente të vlefshme ose dokumente personale vlefshmëria e së cilës ka skaduar më 8 gusht 2023.”, – deklaroi zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska.

Për të zgjedhur deputetin në njësinë e shtatë zgjedhore, respektivisht nga diaspora, duhet të paraqiten së paku 5.355 mërgimtarë votues dhe të sigurohen së paku po aq vota për njërin kandidatë për deputetë.

“Për të hapur një qendër votimi në një zyrë konsullore jashtë vendit, duhet të regjistrohen së paku 10 votues. Për t’u zgjedhur deputetë nga njësia e shtatë zgjedhore, duhet të fitojë aq vota sa më pak vota ka pasur një deputet i shtetit në zgjedhjet e fundit – kjo do të thotë se duhet të jenë së paku 5.355 votues, duhet të ketë gjithsej të regjistruar në të gjitha zyrat diplomatike jashtë vendit, për t’u organizuar dhe zgjedhur deputetin nga diaspora.”, – theksoi zëdhënësja e KShZ-së, Ljupka Guguçevska.

KShZ-ja po ashtu informon se të gjithë ata të cilët ditën e zgjedhjeve, qoftë për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, të 8 majit apo mes dy cikleve zgjedhore do të mbushin18 vjeç do të jenë të regjistruar si votues në Listën Zgjedhore. Si qytetarë të moshës së rritur atyre do t’u nevojitet vetëm letërnjoftim i vlefshëm, përmes së cilës do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.