May 18, 2024
Maqedoni

“Unë jam…”, Ndërmjet profesionit dhe hobit(VIDEO)

“Unë jam…”, Ndërmjet profesionit dhe hobit.
Nën fokusin e kamerës sonë ishte shartimi i pemëve si një teknikë e pemtarisë.

Kjo mjeshtëri është një veprimtari e lashtë te shqiptarët, është pjesë e kulturës sonë sepse shqiptarët e kanë kultivuar me shekuj. Duke e patuer parasyshë klimën kontnentale që zotëron pjesën më të madhre të trojeve tona etnike, pemët janë të përhapura shumë e më këtë edhe kultura për këtë mjeshtri është ruajtur me fanatizëm. Ka shumë që e njohin si teknikë buqësore por shumica prej tyre atë e kanë prefosion pasi që kanë plantazhe të pemëve, një pjesë prej pemëtarëve e kanë ushtruar këtë zeje për nevopjat e kopshteve të tyre familjare por protagonistët e misionit tonë janë të veçant sepse këtë nuk e kan profesion por hobi. Këta dy, z.Zija Mehmeti dhe z. Taxhedin Salihu nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës nuk kanë plantazhe të veta por kodrinat e fshatit Sllupçan i kanë shndëruar në plantazhe publike, ata këtë e kanë bërë për qëllime bëmirësie duke shartuar mbi 3000 pemë të llojeve trë ndryshme siç janë: dardha, molla, qershia, kumbulla etj. Nuk njihen vetëm për këtë veprim human por janë edhe njerëz me karater të mir ë e burra të urtë, tipik shqiptarë të Karadakut të Kumanovës. Në mënyrë praktike demonstruan teknikat e shartimit. Me këtë shembull kanë përcjellur te publiku një mesazh shumë pozitiv dhe mbresëlënës, duke ua përcjellur gjeneratave të reja dashurinë për mjedisin jetësorë.