May 24, 2024
Maqedoni

Qeveria ngrin çmimet e produkteve themelore ushqimore deri më 31 janar 2022

Qeveria në seancën e sotme të 124-të të rregullt, mori vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të produkteve themelore ushqimore në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Pres shërbimi i Qeverisë kumtoi se çmimet do të aplikohen prej 1 dhjetorit të vitit 2021, ndërsa vendimi do të vlejë deri më 31 janar të vitit 2022, me mundësi për vazhdimin nëse këtë edhe më tej e kërkon gjendja në treg.

“Me këtë vendim përcaktohen çmimet më të larta në trgetinë me shumicë dhe pakicë të prodhimeve themelore ushqimore: bukës, sheqerit, miellit – tipi 400, vajit për ushqim, qumështit me përmbajtje yndyre prej 2,8, 3,2 dhe 3,5 për qind, mishit të freskët dhe porodukteve të mishit, djathit dhe gjizës. Çmimet më të larta të produkteve konfirmohen në nivelin e çmimeve të cilat janë aplikuar më 1 dhjetor të vitit 2021, në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Vendimi do të zbatohet deri më 31 janar të vitit 2022, me mundësi për vazhdim nëse këtë edhe më tej e kërkon gjendja në treg”, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.