May 16, 2024
Maqedoni

Sela për Taravarin: E sakrifikova Strugën që të bëhet kryetar në Gostivar dhe ministër, por ai e përçau ASH-në

Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarë, u shpreh se për Arben Taravarin ka sakrifikuar edhe Strugën që të bëhet kryetar në Gostivar dhe ministër, por ai përçau ASH.

“Unë kam sakrifikuar vetën time si kryetar komune dhe ja kam dhënë komunën e Gostivarit sepse duhej të gjzkoja si lider për ta zgjeruar partin. Njeriun që e kam bë ministër, përsëri kam bërë kompromis me ata që më sulmuan vetëm dhe vetëm që ne të vazhdojmë ti mbajmë këto komuna. E bëra edhe kryetar partie, duke e ditur edhe gjithë lojrat që i bëri që të parandaloj këtë që na ndodhi, këtë ikje këtë përçarje të partisë…”, tha Sela.