May 16, 2024
Kosovë

Krimet ekonomike aksion në Prishtinë, konfiskohen produkte të ndryshme për stimulim seksual

Një operacion i njësisë së Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut dhe Doganën e Kosovës, ka rezultuar në sekuestrimin e një sasie mallrash të dyshimta në tre lokacione të ndryshme në Prishtinë këtë të hënë, më 5 dhjetor 2023.

Informacionet e para flasin për një biznes që dyshohej për shitjen e produkteve pa treguar prejardhjen e tyre, çoi në ndërhyrjen e autoriteteve.

Në operacionin e zhvilluar u gjet një numër i madh i artikujve, me shumicë si suplemente të ndryshme, shampona, mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë (kamagra).

Këto produkte dyshohet se janë pa origjinë të prejardhjes, disa produkte të falsifikuara dhe dyshohet për ndërrim të afatit të skadencës së produkteve.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë ka pranuar informata relevante se një subjekt biznesor, i cili operon në kryeqytet, bën shitjen e produkteve të ndryshme me shumicë si suplemente të ndryshme, shampona, mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë (kamagra etj,) të cilat produkte dyshohet se janë pa origjinë të prejardhjes, disa produkte të falsifikuara dhe dyshohet për ndërrim të afatit të skadencës së produkteve.

Dogana njoftoi se ka marrë masat për sekuestrimin e mallrave të kontrabanduara, dhe njëkohësisht Inspektorati i tregut ka ndërhyrë duke bllombuar depozitat që të mos përdoren deri në përmirësimin e situatës.

Personi i dyshuar, i identifikuar me iniciale G.T., është marrë për në pyetje në lidhje me dyshimet për veprimtari të kundërligjshme si kontrabandimi dhe shmangia nga tarifat e detyrueshme doganore. Pavarësisht hetimeve që do të vazhdojnë, pas intervistimit, i dyshuari u lirua nën udhëzimet e prokurorit kompetent.

Policia e Kosovës, thotë se së bashku me partnerët e tjerë të zbatimit të ligjit, vijon të jetë e përkushtuar në luftën kundër aktiviteteve të paligjshme ekonomike dhe mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve.