May 2, 2024
Kosovë

U lirua nga burgu serb shqiptari që u arrestua pse kishte shqiponjën e vendosur në veturë

Është liruar nga arresti në Serbi, shtetasi i Kosovës Rrahim Musliu, që qe ndaluar më 24 maj, pasi në veturë kishte simbolin kombëtar, shqiponjën dykrenare.

Siç ka mësuar KOHA, paneli i apelit i Gjykatës së Lartë të Beogradit ka miratuar të enjten ankesën e avokatit mbrojtës kundër vendimit të procedurës paraprake të gjykatës për paraburgim prej 30 ditësh.

Atij më 26 maj i ishte shqiptuar kjo masë nën akuzën për “nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare”.

Musliu ishte ndaluar nga autoritetet e Serbisë më 24 maj, gjatë kalimit tranzit për në Gjermani. Ai në pjesën e përparme të veturës kishte shqiponjën dykrenare.