May 16, 2024
Kosovë

Bora bllokon Brezovicën (FOTO)

Qendra e skijimit në Brezovicë është në gjendje jo të mirë pas reshjeve të shumta të borës.

Raportohet se sasia e borës që ka rënë në Brezovicë është mbi një metër, ndërsa vetëm njëra anë e rrugës është pastruar, kurse parkingu është i bllokuar, shkruan Brezovica.info, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu u është rekomanduar komunitetit të skitarëve që të mos e vizitojnë sot Brezovicën.

Mbrëmë, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njoftoi për gjendjen e rënduar në këtë lokacion, duke treguar se kanë asistuar në një rast kur një person kishte pësuar arrest kardiak.