May 5, 2024
Sport

Diario: UEFA e ‘shet’ Ligën e Kampionëve tek arabët për 2.2 miliardë euro!

Mediumi spanjoll, “Dario” raporton se finalja e Ligës së Kampionëve 2030 do të luhet në Abu Dhabi si pjesë e marrëveshjes së re gjashtëvjeçare të UEFA-s me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai vend i pasur do t’i paguajë UEFA-s 2.2 miliardë euro. Kjo marrëveshje mes UEFA-s dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është një përgjigje ndaj vendimit të gjykatës lidhur me projektin e Superligës, që pritet së shpejti në Luksemburg.

“UEFA e di se më 21 dhjetor mund të humbasë padinë në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian në lidhje me Superligën dhe ra dakord me Abu Dhabin për të sponsorizuar Ligën e Kampionëve. Ata duan ta bëjnë atë më tërheqëse për klubet dhe të shmangin dezertimet në Superliga”, tha Eduardo Inda në emisionin “El Chiringuito de Jugones”. Vendimi duhet të zyrtarizohet më 7 shkurt, para shortit të Ligës së Kombeve. Shitja e të drejtave për të gjitha garat.

UEFA, shkruajnë spanjollët, do të shesë të drejtat për të gjitha garat e saj, përfshirë futbollin e femrave dhe futsallin, për Lindjen e Mesme. Njeriu kryesor në negociatat nga pala e UEFA-s është Xhorxhio Marketi, i cili konsultohet me komitetin ekzekutiv për të siguruar që gjithçka të shkojë mirë.