May 25, 2024
Lajmet e reja

Krisma në Kumanovë – ka të plagosur!

Të shtëna me armë zjarri raportohen pasditen e sotme në qendër të Kumanovës, përcjell KlanM.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga SPB Kumanovë, nga ku detaje më të hollësishme kanë paralajmëruar pas përfundimit të hetimeve.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës kanë konfirmuar se në ora 17:38 me automjet të urgjencës iu është sjellë një person mashkull me dy plagë me armë zjarri në të dyja këmbët.

Personi, siç përcjell KlanM, për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Shkup.

“Pas ofrimit të kujdesit fillestar shëndetësor, personi me ekip të punëtorëve është përcjellë në Kirurgjinë Vaskulare Shkup”, ka thënë drejtoresha e spitalit, Biljana Ivanovska./KlanMacedonia