April 29, 2024
Maqedoni

Kovaçevski: Pranojmë dialog për rritjen e pagave që nuk do të kushtëzohet me greva

Të punësuarit në arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve janë cung për zhvillimin e së ardhmes sonë, kështu që në periudhën 2017-2022 ua kemi rritur pagat për 21 për qind, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook.

“Jemi të hapur për dialog për të arritur një sistem të rritjes së pagave që nuk do të kushtëzohet dhe shkaktohet nga greva dhe pakënaqësi. Në këtë drejtim, inkurajoj sindikatat që të vazhdojnë dialogun dhe të marrin përgjegjësinë për zgjidhjen e përhershme të rritjes së pagave përmes një modeli të krijuar bashkërisht për rritjen e pagave”, shkruan Kovaçevski./Telegrafi/