May 16, 2024
Maqedoni

Thaçi: Urdhëroj aktivistët, siç e votoni emrin tim ashtu ta votoni Bujarin

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në fjalimin e tij në iftarin tradiocional me strukturat e PDSH-së ku prezent ishte Bujar Osmani, Fatmir Besimi dhe figura të tjera nga BDI ka apeluar deri te të gjithë aktivistët dhe votuesit e partisë së tij që të votojnë Osmanin.
“Sonte jam këtu që t’ju them se neve na ka hije si shqiptarë në rend të parë më pas si PDSH në momentin që bashkëveprojmë të bashkëveprojmë fuqishëm. Unë kur e kam marrë këtë vendim, në momentin që e kam marrë vendimin, nuk kam asnjë dilem dhe ju lus juve ndërsa aktivistët i udrdhëroj si ta votoni emrin e Menduh Thaçit ashtu ta votoni emrin e Bujar Osmanit”, u shpreh Thaçi.