Ado t’i marin ukrainasit vendet e punëtorëve nga Maqedonia në Gjermani?

Lufta në Ukrainë dhe kriza e refugjatëve mund t’i prishin planet e atyre që dëshirojnë të shkojnë për punë në ndonjë shtet evropian.
Nga Agjencitë që ndërmjetësojnë për punësim jashtë vendit, thonë se për dy deri tre muaj do të jetë e qartë nëse kriza e refugjatëve do ta zvogëlojë numrin e punëtorëve nga Maqedonia e Veriut që pranohën ne vendet perëndimore.
Ata thonë se refugjatët ukrainas që kanë arritur në Gjermani veçmë kanë filluar të kërkojnë punë, në grupe prej dhjetëra personave të gatshëm për të punuar çkado qoftë dhe duke pranuar paga më të ulëta në krahasim me tjerët.
“Pres që refugjatët të plotësojnë numër të madh të vendeve të zbrazura të punës në Gjermani, dhe se do të bie vlera e orës së punës. Nuk kemi diçka konkrete, por duket se kjo do të ndodhë. SI refugjatë, ata do të jenë nën përkujdesje të shtetit, do të munden edhe të punojnë, kurse shtetasit e Maqedonisë që nuk posedojnë pasaportë evropiane e dimë se shkon më vështirë. Ata, refugjatët, janë në situatë ku nuk mund të zgjedhin, kurse punëdhënësve gjermanë u konvenon të kenë punëtorë me shpenzime më të vogla. Ka vende pune për të cilat nuk nevojiten kualifikime të caktuara, për shembull pastruese, kërkohen edhe njerëz për punë në fabrikë, ose ndërtimtarë pa përvojë pune”, ka thënë një ndërmjetësues për mediumet maqedonase shkruan “emigriko.mk”.

Gjermania me vite është vend që ka nevojë për punëtorë edhe atë në më shumë lëmi, nga personel mjekësor deri te zanatlinjtë.
“Ne ndërmjetësojmë për punë sezonale në Kroaci dhe atje nuk presim ndonjë ndryshim, sepse ata preferojnë punëtorë nga Maqedonia për shkak të njohjes së gjuhës. Ka njerëz që paraqiten dhe pyesin edhe për në Gjermani, por nuk e njohin gjuhën. Tani për tani është herë të flitet ndryshime në tregun e punës në vendet evropiane për shkak të vërshimit të refugjatëve dhe sa do të jetë ndikimi”, thotë Millan Xhinlev nga agjencia për punësim “Priority Solutions”.
Gjermania kërkon shpërndarje të drejtë të refugjatëve ukrainas në vendet evropiane. Pritet që nga Ukraina të largohen rreth 8 milionë refugjatë, të cilët do të kërkojnë strehim në vendet evropiane.

Mediuet kanë njoftuar se 200 mijë refugjaët veçmë kanë arritur në Ukrainë, kurse refugjatë do të pranojnë edhe Franca, Italia dhe disa vende tjera evropiane. /Almakos