April 27, 2024
Maqedoni

Filipçe viziton pacientin që iu transplantua zemra: Po shërohet gradualisht

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në njësinë e kujdesit intensiv të Kardiokirurgjisë, e ka vizituar pacientin që kishte transplantuar zemrën të mërkurën.

Filipçe shkruan se pacienti gradualisht po shërohet dhe se aktualisht po ndihet mirë, i kënaqur me operacionin e përfunduar.

“Falë humanizmit të familjes dhe gjestit të dhuruesit të vdekur, ai tani është në një shpresë të re për një shëndet më të mirë”.

“I uroj atij një kthim të shpejtë në zakonet dhe rutinat e përditshme, dhe mbi të gjitha një shërim të suksesshëm”, ka shkruar Filipçe.