May 2, 2024
Maqedoni

Komuna e Gostivarit themelon Qendrën për përkujdesje dhe mbrojtje të viktimave të dhunës

Komuna e Gostivarit shpall Thirrje publike për grumbullimin e propozimeve për Projekt-iniciativë nga organizatat civile me qëllim të themelimit të Qendrës për përkujdesje dhe mbrojtje të viktimave të dhunës.

Komuna e Gostivarit për këtë qëllim nga buxheti i komunal ka ndarë 1.200.000 denarë, ndërsa në këtë thirrje mund të aplikojnë të gjitha shoqatat me seli në Komunën e Gostivarit, kurse për më shumë detaje rreth kritereve, dokumentacionit të nevojshëm dhe aplikimit mund të kikoni në www.gostivari.gov.mk

Aplikimi për dorëzimin e aplikimeve (dokumentacioni i kompletuar) është pesëmbëdhjetë ditë nga 10.07.2023 deri më 28.07.2023, kurse rezultatet e Thirrjes publike do të shpallen në www.gostivari.gov.mk.