May 13, 2024
Rajon - Botë

Rusia thotë se kanë vrarë 4.845 mercenarë të huaj në ushtrinë e Ukrainës

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, deklaroi se në ushtrinë ukrainase janë neutralizuar 4.845 mercenarë të huaj, kryesisht nga SHBA-ja, Kanadaja dhe vendet evropiane, transmeton Anadolu.

Duke deklaruar se vala e mobilizimit në Ukrainë dështoi dhe kishte humbje të konsiderueshme në ushtrinë ukrainase, Konashenkov tha se Kievi për ta fshehur këtë përshpejtoi përpjekjet e tij për të rekrutuar mercenarë të huaj nga Amerika Latine, Azia dhe vendet e Lindjes së Mesme.

Ai tha se 11.675 mercenarë të huaj nga 84 vende kanë ardhur në Ukrainë për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura të Ukrainës që nga 24 shkurti 2022, kur filluan konfliktet, duke tërhequr vëmendjen se numri më i madh i mercenarëve erdhi në periudhën mars-prill 2022.

Duke theksuar se dinamika e ardhjes së mercenarëve të huaj u ul ndjeshëm pas humbjeve të para, Konashenkov tha se grupi më i madh me mercenarë ishte Polonia me mbi 2.600 persona, SHBA dhe Kanadaja me mbi 900, Gjeorgjia me mbi 800 persona, Anglia dhe Rumania me mbi 700, Kroacia me mbi 300, Franca dhe Siria mbi 200.

Duke vënë në dukje se gjithsej 4.845 mercenarë të huaj, shumica e të cilëve ishin nga SHBA, Kanada dhe vendet evropiane, u vranë që nga 30 qershori gjatë konfliktit, Konashenkov deklaroi gjithashtu se 4.801 mercenarë të huaj u larguan nga territori i Ukrainës.

Konashenkov deklaroi se aktualisht 2 mijë e 29 mercenarë të huaj vazhdojnë të shërbejnë në radhët e ushtrisë ukrainase, duke pohuar se këto aktivitete i kryejnë kompanitë private ushtarake nën kontrollin e inteligjencës amerikane CIA.