April 25, 2024
Maqedoni

Ilir Meta takohet me Hristijan Mickoskin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka realizuar takim me liderin e partisë opozitare maqedonase – VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Siç njofton Mickoski, në takim është folur për ndërtimin e urave dhe sigurimin e ardhmërisë së përbashkët.

“Në darkën e punës me mikun tonë, presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Për sfidat e përbashkëta, ndërtimin e urave dhe ardhmërinë të cilën duhet ta sigurojmë. Maqedonia duhet të ecë përpara, me shpresë për ndryshime, për ardhmëri për të gjithë qytetarët”, shkruan Mickoski në Facebook, transmeton TV21.

Meta, paraprakisht është takuar edhe me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ndërkaq për nesër është paralajmëruar edhe takim me liderin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe mandatar për formimin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski.

Gjatë ditës Meta është takuar edhe me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryeparlamentarin, Talat Xhaferi./TV21