April 26, 2024
Sport

Kishte 115 milionë euro, ia harxhoi gruaja të gjitha në luks dhe në fund i dha divorcin

Ish-kampioni dhe ylli i NBA-së, Trevor Ariza është në telashe të mëdha. Basketbollisti që doli në pension në fund të sezonit të kaluar në fanellën e Lakersave tashmë është pa para.

Ai fitoi 115,000,000 dollarë duke luajtur basketboll nga viti 2004 deri në vitin 2022, por tani ka kërkuar zyrtarisht nga gjykata që të ulë alimentacionin që i paguan ish-bashkëshortes Bree.

Ariza aktualisht po kalon fazën e divorcit, por alimentacioni prej 13 mijë dollarësh në muaj që kërkon Bree është shumë për të. Mediat në SHBA bëjnë të ditur se gjatë martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, gruaja e tij jetonte në luks dhe tani dëshiron ta vazhdojë në stil të njëjtë, por ish bashkëshorti nuk mundet të ja sigurojë më tepër. Prandaj ai ka kërkuar që alimentacioni të jetë më i ulët, sa më shumë që të jetë e mundur.

Trevor përfundimisht ka rënë në probleme financiare dhe raportohet se tani fiton 4.000 dollarë në muaj, nga dhënia me qira e apartamenteve që bleu gjatë karrierës së tij. Kjo nuk është shumë e vogël, nuk është më një milioner dhe nuk mund të përballojë t’i dorëzohet tekave të ish-gruas së tij.