May 5, 2024
Maqedoni

Publikohen emrat dhe fotot e tre shtetasve të Maqedonisë që humbën jetën në Itali (Foto)

Janë publikuar emrat dhe fotografitë e tre shtetasve të Maqedonisë që humbën jetën në Itali.

Andrej Kitanov, Zlatko Stoilovski dhe Vlatko Iliev janë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që humbën jetën mbrëmë në aksident trafiku në Itali, raportoi “MMS.mk”.

Andrej dhe Zlatko janë nga Makedonska Kamenica, ndërsa Vlatko nga fshati Pekljani i Vinicës, transmeton Lideri.mk.

Mediumet italiane raportuan se katër persona kanë vdekur nga aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ponte Verde- Nizza Monferrato (Asti).

Sipas të njëjtave mediume, tre të vdekur janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.