May 3, 2024
Sport

Seferi: Dua të luajmë në një grup me Serbinë ta mundim 5:0

Taulant Seferi ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë”, shkruan Sport Ekspres.

Sulmuesi i Kombëtares ka bërë një rrëfim të gjatë, teksa ka treguar edhe preferencën e tij në grupet e Europianit të Gjermanisë.

Seferi kërkon Serbinë në grup dhe ka sigurinë absolute se Shqipëria do të dalë me fitore nga ky takim.

“Do ta doja Serbinë në grupet e Europianit dhe ta fitojmë qysh duhet. Për t’i mundur ashtu siç duhet. Të marrim një fitore të pastër kundër tyre, 3-0, ose 4-0 ose 5-0”, tha Seferi.