May 4, 2024
MaqedoniSport

Mërgimtari nga Haraçina anuloi udhëtimin vetëm për ta ndjekur Shkëndijën: U emocionova nga fitorja, çdoherë do ta kenë mbështetjen tonë! (VIDEO)

Mërgimtari nga Haraçina, Reshat Ramadani, i cili jeton dhe vepron në Dublin të Republikës së Irlandës dje e kishte anuluar udhëtimin vetëm për të ndjekur “Live” Shkëndijën, klubin e zemrës, raporton Open-TV.

Ai ka thënë se fitorja me rezultat 3-4 ndaj Kadinos e kishte emocionuar shumë, duke i kujtuar mesvitet e 90-ta kur Shkëndija garonte në Ligën e dytë të Maqedonisë.

Ramadani ka thënë se mërgimtarët dhe ai do ta mbështesin Shkëndijën sa herë që ajo do të ketë nevojë. Pas triumfit dramatik, Reshat Ramadani ka shtruar një drekë për lojtarët dhe stafin teknik të Shkëndijës.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni intervistën me mërgimtarin Reshat Ramadani për Open-TV.