May 18, 2024
Maqedoni

Ministri Sali u takua me ambasadorin e Holandës, theksohet rëndësia e Qendrës së Re Klinike

Investimet nga fondet e BE-së, si dhe thellimi i bashkëpunimit në këtë segment ishte një nga temat që janë diskutuar në takimin e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali me ambasadorin holandez, SH.T. Dirk Jan Kopp.

Në fokus të këtij takimi u vunë edhe mundësitë e bashkëpunimit për përforcimin e pajisjeve në klinikat dhe spitalet tona, si dhe sfidat me të cilat përballemi.

“Në takim u theksua rëndësia e projektit për Qendrën e re Klinike, e cila është me rëndësi kapitale për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend”, njoftoi ministri Sali.