May 25, 2024
Maqedoni

“Vetëm 3-4 % e e qytetarëve votojnë mbi bazën e programeve të partive politike”

Retorika e fushatës deri më tani është e bazuar vetëm në deklarata të përgjithshme, tone nacionaliste dhe kalkulime kush do jetë në qeverinë e ardhshme. Ndërkohë vetëm 3-4 % e e qytetarëve votojnë mbi bazën e programeve të partive politike, thotë Neda Maleska Saçmaroska, Drejtore Ekzekutive e Qendrës për Menaxhimin e Ndryshimeve.

Znj. Maleska thotë Negociatat për qeverinë bëhen të vështira kur rritet retorika nacionaliste, sidomos mes partive shqiptare dhe maqedonase. Ndërkohë sipas saj fokusi duhet të jetë tek ofertat e partive dhe mundësitë e realizimit të tyre, në katër vitet e ardhshme.

Organizata e saj ka bërë faqen e internetit odgovornavlada.mk ku janë të përmbledhura dhe ku mund të krahasohen programet e partive parlamentare. Faqja është edhe në gjuhën shqipe./Alsat.mk