Zyrtarët doganorë në hyrje të pikës kufitare Tabanoc parandaluan një tentativë për transferim të paligjshëm të parave të gatshme në vlerë prej 64.250 eurosh, të gjetura gjatë kontrollit të një automjeti me targa gjermane me të cilin udhëtonte një shtetas grek. Devizat janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit është iniciuar një procedurë kundërvajtëse pranë gjykatës kompetente.

Në rastin konkret, në pyetjen e zyrtarëve doganorë se a ka diçka për të deklaruar, personi ka deklaruar 60.000 euro me një formular të lëshuar në hyrje të Republikës së Serbisë. Për shkak të dyshimit në deklaratën e tij, zyrtarët doganorë së bashku me një zyrtar policor të Frontex-it kanë kryer një kontroll të detajuar, me ç’rast kanë gjetur gjithsej 124.250 euro./Lideri

 

 

" "

sqShqip