Vajza 15-vjeçare nga Kumanova, e cila ishte raportuar e zhdukur nga vëllai i saj, është gjetur nga zyrtarët policorë, raporton tvfesta.mk.

Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, e mitura është gjetur më 31 tetor 2026, një ditë pasi familjarët kishin denoncuar largimin e saj nga shtëpia.

Rasti ishte paraqitur në polici më 30 tetor nga vëllai i saj, A.A. (28), i cili kishte njoftuar autoritetet se motra e tij 15-vjeçare ishte larguar nga vendbanimi dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

“Me datë 31.10.2026, nga zyrtarët policorë të SPB Kumanovë është gjetur vajza 15-vjeçare, për të cilën më 30.10.2026 vëllai i saj A.A. (28) kishte raportuar se ishte larguar nga shtëpia”, thuhet në njoftimin e policisë.

" "

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e largimit të të miturës apo vendin ku ajo është gjetur. /tvfesta

sqShqip