May 6, 2024
Maqedoni

Ja cilat janë 12 megaprojektet e Vullnet Murselit për Tetovën

Në vigjilje të fushatës parazgjedhore. kandidatët për kryetar komune kanë publikuar edhe programet e tyre parazgjedhore me të cilat do të synojn që të fitojnë përkrahjen e popullatës dhe të fitojn edhe zgjedhjet, informon portali “tetova1”.

Një veprim të tillë ka bërë edhe kandidati për kryetar komune nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Vullnet Murseli i cili në ueb faqen e tij personale të krijuar në prag të zgjedhjeve ka shpalosur të gjithë programin e tij dhe në kuadër të këtij programi Murseli ka dalë edhe me me këto premtime:

1. Hapje e rrugëve të reja për të marrë frymë Tetova
2. Ndërtimi i kapaciteteve të reja për Parkim
3. Shndërrimi i kazermës në park të qytetit dhe qendër komunitare
4. Ridizajnim i sheshit të qytetit; integrim me Kompleksin e Ri dhe Kompleksin e Vjetër

5. Restaurim i pjesës së vjetër të qytetit, 6.Investime në infrastrukturë në çdo fshat
7. Administratë efikase, transparente dhe e digjitalizuar
8. Investime në kapacitete të reja për pastërti publike dhe gjelbërim
9. Zhvendosja e burgut të qytetit dhe ridestinimi në hapësirë për fëmijë
10. Çerdhe të reja; përmirësim i kushteve nëpër shkolla
11. Modernizim i rrjetit të shpërndarjes së ujit nëpër vendbanime
12. Investime për zhvillimin e turizmit malor gjatë 12 muajve të vitit
Më shumë detaje për programin keni në linkun në vazhdim:
https://www.vullnetmurseli.com/programi/