May 19, 2024
Maqedoni

Demiri: KSHZ të ngrit procedurë kundër anëtarëve të komisionit në Likovë

Anëtari i KSHZ-së, Abdush Demiri kërkon përgjegjësi ndaj anëtarëve të vendvotimit 1112/1 në Likovë.

“Kërkoj nga shërbimi juridik i KSHZ-së të vërtetoj nëse me prishjen e votimit dhe shkarkimin e anëtarëve të vendvotimit nr. 1112/1 në Komunën e Likovës plotësohen kushtet për ngritjen e procedurës në pajtueshmëri me nenin 177-b të Kodit Zgjedhor.

Nëse plotësohen kushtet në përputhje me nenin 177-b të Kodit Zgjedhor kërkoj nga që KSHZ të ngrit procedurë ndaj anëtarëve të shkarkuar të vendvotimit nr.1112/1”, thuhet në reagimin e Demirit.