April 29, 2024
Maqedoni

ASH: Gjuajta me armë tregon se si BDI synon ta arrijë fitoren

Pas video incizimit nga tubimi i BDI-së, reagoi Aleanca për Shqiptarët. Partia opozitare shqiptare dënon ashpër përdorimin e armëve dhe kërkon nga Prokuroria të ngrit hetim për veprën penale “Përdorim i paautorizuar i armëve të zjarrit në tubime publike”. Gjithashtu kërkojnë përgjegjësi edhe nga organizatorët e tubimit, pra partinë në pushtet për rrezikun që u kanosej qytetarëve nga plumbat e hedhur në ajër.

“BDI derisa premton jetë proklamon vdekje në hapjen e shtabit në Çair! Armët simbolizojnë vdekjen dhe pikërisht hapja e shtabit me të shtëna armësh nga ana e militantëve të BDI-së flet për mënyrën se si kjo parti synon fitoren; me kërcënime, presione, manipulime e frikë!”, thuhet në reagimin e BDI-së. Fatkeqësisht praktika e deritanishme siç shtojnë më tej, tregon se ka pasur shumë raste të plagosur apo të vrarë edhe nga plumbat qorre, prandaj nuk guxohet të lejohet raste të tilla të ndodhin dhe të kalojnë pa u dënuar. /SHENJA