April 28, 2024
Maqedoni

Një kafe me kryetarin e parë të PPD-së, Nevzat Halili

Me Nevzat Halilin, kryetarin e parë të PPD-së, e cila në fillim të viteve e 90-ta, në proceset e para demokratike, si një lëvizje kaloi shumë sfida për ta çuar kauzën kombëtare në progres, ka shkruar kryetari i SHH “El Hilal”, Behixhudin Shehapi, duke postuar një foto të përbashkët, transmeton Lideri.mk.

“Isha atëherë me punë në Bashkësinë Islame dhe si veprimtar në disa raste ishim në projekte të përbashkëta.
Evokuam shumë përjetime dhe ngjarje që kanë lënë gjurmë në kujtesën tonë të përbashkët..”, ka shkruar Shehapi./Lideri