Ish ushtari i UÇK-së, Shaban Bafqari, ka ironizuar mënyrën se si partitë politike po i shfrytëzojnë tubimet në emër të përkrahjes për ish krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Bafqari kujton një rast tipik nga jeta në fshat: “kur ndodh një vdekje, gratë shkojnë në shtëpinë e të ndjerit për ngushëllime dhe për të bërë kryeshëndosh. Por, pasi takohen në të njëjtin konak, muhabeti zgjatet, bisedat marrin rrjedhë tjetër dhe në fund dikush mund të thotë me shaka”:

“Shyqyr që ra kjo vdekje e u takum.”

Sipas Bafqarit, kjo histori i kujtohet duke parë tubimet e shumta politike që po organizohen gjithandej, të cilat prezantohen si tubime në përkrahje të komandantëve të UÇK-së në Hagë, por që sipas tij po shfrytëzohen edhe për qëllime të fushatës politike.

" "

“Gjithandej protesta e tubime, tash edhe nëpër mahalla do t’ia nisin. Kinse në përkrahje të komandantëve në Hagë, ndërsa po shfrytëzohen edhe për fushatë. Çdo gjë që teprohet, bëhet bajat”, shprehet Bafqari.

Mesazhi i tij vjen në një kohë kur tema e ish krerëve të UÇK-së në Hagë vazhdon të jetë pjesë e fortë e diskursit publik dhe politik shqiptar.

sqShqip