April 27, 2024
Sport

ionel Mesi fiton çmimin, barazohet me Ronaldon

Lionel Mesi është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë nga kryeredaktorët dhe korrespodentët e portalit të madh sportiv, ‘Goal.com’.

Lionel Messi ka barazuar rekordin e Kristiano Ronaldos me pesë fitore të çmimit ‘Goal 50’, pasi u emërua si lojtari më i mirë në botë për vitin 2021, me rivalin e tij të madh që përfundoi në vendin e e dytë.

Robert Levandovski përfundoi i treti, sensacioni egjiptian i Liverpulit, Mohamed Salah përfundoi i katërti, superyllin e Paris Sen-Zhermen, Kilian Mbape, e mbyll pesëshen e parë.

Mesi pati një sezon të mirë, edhe pse jo prej më të mirëve. Ai fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën dhe fitoi për herë të parë në karrierë një trofe që i mungonte shumë me Argjentinën, Kupën e Amerikës.