Shqipëri, 10 viktima dhe 616 raste të reja me Covid

10 persona kanë humbur jetën në Shqipëri nga Kovidi dhe 616 qytetarë kanë rezultuar të infektuar nga 3218 testime. Ndërsa janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,078 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.